Edhe një grua shtatzënë me koronavirus e shtrirë në Infektive

Aktuale

Edhe një grua shtatzënë me koronavirus e shtrirë në Infektive

Më: 22 prill 2020 Në ora: 13:23
Ilustrim

Në Klinikën Infektive është mbajtur konferenca e radhës në lidhje me gjendjen e pacientëve të infektuar me Covid-19.

Drejtoresh e Klinikës Infektive Lindita Ajvazi-Berisha ka qenë ajo e cila ka folur para medieve.

Ajo ka bërë të ditur që në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 58 raste ku prej tyre 11 janë në oksigjenoterapi.

Në Klinikën Infektive është duke u trajtuar edhe një grua shtatzënë, e që sipas infektologes është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në Klinikën Infektive e kemi një grua shtatëzën e cila është duke u trajtuar dhe sot pas konsultimit edhe me gjinekologun kemi konstatuar që gjendja e foshnjes dhe e nënës është stabile”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat