Thaçi fton sot në takim të gjitha partitë parlamentare

Aktuale

Thaçi fton sot në takim të gjitha partitë parlamentare

Më: 22 prill 2020 Në ora: 15:17
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi pritet t’i takojë sot krerët e të gjitha partive politike në vend, lidhur me çështjen e mandatarit të qeverisë.

Burime të media marrin vesh që Thaçi do t’i presë në orën 16:30 të gjitha partitë parlamentare në takime konsultative, për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë pas moscionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Presidenti paraprakisht përmes një letre e njoftoi edhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, se do të vazhdojë me konsultim të përbashkët me të gjithë liderët e subjekteve politike, përmes letrës së pestë që i dërgoi këtij të fundit.

Thaçi thotë se Kurti nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij për propozimin e kandidatit të ri për ta formuar qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat