Këshilltari i Thaçit- Veton Surroit: Sojin tënd thjesht nuk e do demokracia

Aktuale

Këshilltari i Thaçit- Veton Surroit: Sojin tënd thjesht nuk e do demokracia

Më: 22 prill 2020 Në ora: 19:33
Adil Behramaj

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i është përgjigjur shumë shpejt kolumnistit veton Surroi, që pak më herët ironizoi me presidentin Thaçi.

Behramaj ka thënë se fati i mirë politik i Veton Surroit ka përfunduar me rënien e komunizmit në Jugosllavi, sepse demokracia thjesht nuk e do sojin e tij.

“Për cubëri nuk ke nevojë të thirresh në Kushtetutë. Hyn në punë çdo libër. Edhe regjistri i numrave telefonik. Edhe libri i fundit që ke lexuar, qoftë ai i lektyrës shkollore. “Në bazë të faqes 3, paragrafit të dytë të Lugjeve të verdha…”, kishte shkruar me herët Surroi.

Ndërsa, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i radhës i këshilltarit të Thaçit, i cili i thotë Surroit se më mirë në bazë të faqes 3, paragrafit të dytë të Lugjeve të Verdha, se të rritesh si fëmijë duke i përfaqësuar interesat jugosllave në Spanjë dhe vende të Amerikës Latine.

Sipas Behramajt, mbase në vendet e Amerikës Latine, me sisteme moniste, Veton Surroi do të kishte më shumë fat politik.

“Fati i mirë politik i Veton Surroit ka përfunduar me rënien e komunizmit në Jugosllavi. Atij fare nuk i buzëqeshi ky fat në demokraci. Sa herë që i afrohet realizimit të ëndrrës për t’u veshur me pushtet, fatziun si për ironi rrjedhat politike e shutojnë edhe më larg drejt realizimit të ëndrrës gati gjysmëshekullore. Sojin e Veton Surroit thjesht nuk e do demokracia!

Dhe, më mirë në bazë të faqes 3, paragrafit të dytë të Lugjeve të Verdha, se të rritesh si fëmijë duke i përfaqësuar interesat jugosllave në Spanjë dhe vende të Amerikës Latine. Mbase në vendet e Amerikës Latine, me sisteme moniste, Veton Surroi do të kishte më shumë fat politik!”, ka shkruar Behramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat