LDK nesër deri në ora 14 e 30 i mbledh nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme. A do të votohet gjatë kësaj jave qeveria?!

Aktuale

LDK nesër deri në ora 14 e 30 i mbledh nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme. A do të votohet gjatë kësaj jave qeveria?!

Më: 22 prill 2020 Në ora: 19:40
Isa Mustafa

Media merr vesh se Lidhja Demokratike e Kosovës menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë, do të filloj me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku pikë e vetme e rendit të dotës do të jetë votimi i Qeverisë së re.

Një zyrtar i lartë i LDK-së i ka thënë medias në kushte anonimiteti se nesër deri në ora 14 e 30 duhet t’i japin nënshkrimet e tyre deputetët, për thirrjen e senacës së jashtëzakonshme.

”Na është thënë se nesër deri në ora 14 e 30 deputetët duhet t’i japin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme”, tha ky deputet i LDK-së në kushte anonimiteti.

Por, kur do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re?

Burime të Blic kanë theksur se me gjasë këtë javë mund të votohet qeveria e re LDK-AAK-Nisma.

Madje, dita e shtunë është përmendur si dita kur mund të votohet qeveria e re.

”Nëse LDK merret vesh me partnerët qeverisës dhe nuk ka ndonjë problem, atëherë më së largu të shtunën mund të votohet qeveria e re”, tha ky burim.

Madje, ky burim ka theksuar se ora 16:00 e ditës së shtunë po përmendet si koha më e mundshme e mbajtjes së seancës ku pritet të votohet qeveria.

Për nesër LDK ka paralajmëruar mbledhje të Kryesisë nga ora 10:00.

Nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së partisë. Aty do të flitet për Qeverinë e re dhe përfundimisht do të vendoset për emrin e kandidatit për kryeministër”, tha ky burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat