Muhaxheri: Nuk ia marr lakmi atij që udhëheq qeverinë e re

Aktuale

Muhaxheri: Nuk ia marr lakmi atij që udhëheq qeverinë e re

Më: 22 prill 2020 Në ora: 19:46
Gazmend Muhaxheri dhe Isa Mustafa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë sot se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë për të vendosur hapat drejt krijimit të qeverisë dhe emrin e mandatarit për kryeministër.

“Ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë. Ka opsione të ndryshme për kryeministër, duhet të diskutojmë. Qeveria e re ka përgjegjësi të mëdha, ka prioritet pandeminë, dialogun me Serbinë dhe krizën ekonomike që do të krijohet pas pandemisë”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka mohuar se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, duke thënë se nuk ia ka lakmi askujt që do të udhëheq me ekzekutivin.

“Jo, nuk i kisha marrë lakmi atij që merr ta udhëheqë këtë qeveri, në këtë situatë”, ka thënë Muhaxheri.

Ai po ashtu ka thënë se qeverinë e re e presin shumë sfida të mëdha, dha partitë e mëdha, siç është LDK-ja, do të përballen me këto sfida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat