Zeka: Kush e kruan me Amerikën e pret fati i Gadafit, në popull thirrej edhe ISIS-i

Aktuale

Zeka: Kush e kruan me Amerikën e pret fati i Gadafit, në popull thirrej edhe ISIS-i

Më: 22 prill 2020 Në ora: 21:25
Milaim Zeka

Milaim Zeka thotë se kush ‘e kruan me Amerikën e pret fati i Gadafit”.

Ai thotë se Albin Kurti po përdorë diskurs nxitës ndaj militantëve të tij. Thotë se Kurti tha se ‘presidenti është në ilegalitet’, por sikur të ishte kështu, Zeka thotë se ‘Prokuroria do të duhej të vepronte ndaj Presidentit’.

“Retorikën e vet e ka vetëm me iu drejtu xhematit të tij, të cilët e kanë nën nivel të kuptuarit politik, që thonë a po e sheh që ky po na shpëton nga thikat e Shtëpisë së Bardhë, po na shpëton.  Ky pra e ka retorikën me dhezë. Me dhezë te militantët e vet. Kush e kruan me Shtëpinë e Bardhë e gjen fati i Gadafit.  Edhe ISIS thirrej në popull, tuj thanë Allahu Ekber e Allahu është me neve”, ka thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat