Geci: Nëse Thaçi e ka shkelë Kushtetutën do ta ndihmojë VV-në në nënshkrime, por s’e besoj!

Aktuale

Geci: Nëse Thaçi e ka shkelë Kushtetutën do ta ndihmojë VV-në në nënshkrime, por s’e besoj!

Më: 22 prill 2020 Në ora: 22:28
Gani Geci

Gani Geci duke komentuar situatën aktuale politike në vend, përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse presidenti do ta shkel Kushtetutën, duke ia dhënë mandatarin partisë së dytë siç edhe pretendon VV, atëherë kjo është mundësi e artë e kësaj partie për ta rrëzuar Thaçin.

Ai tutje thotë se nëse kjo del se është shkelje, do ta ndihmojë vet ai VV-në nëse i duhet ndonjë nënshkrim, por që sipas tij, nuk e beson se Thaçi rrëzon vetveten sepse nëse askush në PDK s’e njeh Kushtetutën, Hajredin Kuqi e di shumë mirë.

Ky është postimi i plotë:

Nëse presidenti i Republikës së Kosovës do ta shkel Kushtetutën duke ja dhënë mandatarin partisë së dytë për formimin e Qeverisë, siç po pretendon LVV, atëherë kjo është mundësia e artë e LVV për ta dërguar lëndën në Kushtetuese dhe për ta rrëzuar Presidentin nga pozita e Presidentit dhe besoj se këtë gabim LVV-ja eshtë dashtë me gëzim me e pritur.

Nëse Gjykata Kushtetuese me një aktgjykim gjykon se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën atëherë presidenti e rrëzon vetvetën,sepse Kosovës nuk i duhet një President Kushtetutë-shkelës.

Në një situatë të tillë nëse LVV-së i duhet ndonjë nënshkrim për ta dërguar lëndën në Gjykatë Kushtetuese unë do të lobojë në këtë drejtim.

Asni formë tjetër nuk ka pasur mundësi me rrëzua Presidentin as LVV as askushë.

Edhe unë nuk besoj se Hashim Thaqi rrezon vetveten sepse nese askush në PDK nuk e din Kushtetuten prof. Hajredin Kuqi e din shumë .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat