Presidenti i Kosovës ka bërë shkelje të trefishtë të Kushtetutës

Aktuale

Presidenti i Kosovës ka bërë shkelje të trefishtë të Kushtetutës

Më: 22 prill 2020 Në ora: 23:41
Foto

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se presidenti i Kosovës ka bërë shkelje të trefishtë të Kushtetutës me takimin për diskutim me partitë opozitare.

“Ai sot ka bërë shkelje të trefishtë. Më vjen keq që LDK i shkoi pas në këtë vendim. Bëri shkelje të trefishtë sepse e para, ai tejkaloi komplet nenin 82.2 të kushtetutës dhe bëri shkelje. E dyta bëri konstatim të paqëndruar duke aluduar se VV nuk i ka kthyer përgjigje në pesë letrat e tij. Ai nxorri konstatim të pasaktë që ne nuk duam ti kthejmë përgjigje. E treta, nuk është mandati i presidentit që në raundin e parë të thërrasë të gjitha partitë në konsultim’’, thotë ajo.

Tutje Nagavci tregon se VV po pret momentin kur këto veprime të i vendosë në letër dhe të njëjtën do e dërgoj në Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat