Ky është kushti i PDK-së për të bërë koalicion me Vetëvendosjen

Aktuale

Ky është kushti i PDK-së për të bërë koalicion me Vetëvendosjen

Më: 23 prill 2020 Në ora: 00:01
Kadri Veseli dhe Albin Kurti

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa kjo parti nuk i nënshtrohet reformimit nga brenda.

Krasniqi ka nënvizuar se ekzistojnë dallime ideologjike ndërmjet këtyre dy subjekteve politike.

“Nuk mundet me pas një bashkëunim mes PDK—VV derisa nuk ndryshojnë sa i përket ideologjisë, nuk e shohim të lehtë as bashkëpunimin me ta në opozitë. Fillimisht duhet të reformohet VV-ja, e pastaj mund të bisedohet me ta”, tha Krasniqi.

Krasniqi po ashtu ka kritikuar qeverinë në detyrë për gjendjen në veri të vendit, për të cilën pjesë të Kosovës ka thënë se është nën menaxhimin e strukturave të Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat