Gazmend Halilaj publikon emrin e njërit person që e sulmoi me armë para derës së shtëpisë, është familjar dhe truprojë i Sami Lushtakut

Aktuale

Gazmend Halilaj publikon emrin e njërit person që e sulmoi me armë para derës së shtëpisë, është familjar dhe truprojë i Sami Lushtakut

Nga: N.Sh Më: 23 prill 2020 Në ora: 11:24
Gazmend Halilaj dhe Sami Lushtaku

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për atentatin ndaj avokatit nga Drenasi, Gazmend Halilaj.

Sulmi ka ndodhur më 14 prill në Drenas para shtëpisë së avokatit, derisa vepra penale është cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Pas lajmit të publikuar, ka reaguar edhe avokati Gazmend Halilaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Halilaj ka publikuar edhe emrin e njërit person të arrestuar nga Policia, që sipas tij është familjar dhe truprojë i Sami Lushtakut.

Unë e flas të VERTETEN..., vitin që shkoj ma montuan burgun, aktakuzën pa asnjë ankues. Kur e panë që nuk frikësohem organizuan vrasje barbare, vetëm se sinjalizova edhe një krim.

Njëri prej vrasësve është Ibrahim Lushtaku, familjar dhe truprojë i urdhërdhënësit Sami Lishtaku”, ka shkruan Halilaj në Facebook.

Kurse, të dyshuarit janë I.L dhe XH.Z, u janë konfiskuar armët dhe disa copë fishekë.

Image
Armët e konfiskuara nga Policia

Policia e Kosovës njofton se pas hetimeve intensive ka arritur të identifikoj fillimisht njërin prej personave të dyshuar të përfshirë në rast, i cili ka qenë në kërkim policor.

“Pas identifikimit të tij, me datën 22.04.2020 rreth orës 15:30 i dyshuari I. L., është paraqitur dhe intervistuar në polici në prezencë të avokatit të tij, më ç ’rast është dorëzuar edhe një armë, një karikator me katër fishekë, si dhe është treguar vend ndodhja e veturës së dyshuar e cila është konfiskuar”, thuhet në raport.

Policia thotë se hetimet kanë rezultuar se në rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xh. Z., i cili është ftuar për intervistim nga ana e zyrtarëve policorë, po ashtu i njëjti është paraqitur dhe intervistuar nën prezencën e avokatit mbrojtës. Edhe në këtë rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë.

“Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe me aktvendim të tij të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, përfundon raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat