Blerim Latifi: Avdullah Hoti një kryeministër kukull

Aktuale

Blerim Latifi: Avdullah Hoti një kryeministër kukull

Nga: N.Sh Më: 23 prill 2020 Në ora: 13:35
Avdullah Hoti

Profesori universitar, filozofi Blerim Latifi e ka quajtur kryeministër kukull Avdullah Hotin e propozuar sot nga LDK-ja për kryeministër.

Latifi përmes një postimi në Facebook, thotë se Hoti mundet që është njeri i mirë dhe personalisht e beson ketë, edhe ekonomist i mirë e i pakorruptuar, por sipas tij, a nuk mundet të jetë më shumë se sa një kryeministër kukull.

Sipas tij, një version i ri është ky i Bajram Rexhepi, Bajram Kosumit dhe Agim Çekut.

Ai thotë se veç nëse ndodh ndonjë mrekulli, se në të kundërtën kryeministrat kukull janë programuar për të dështuar.

Postimi i plotë:

Abullah Hoti mundet që është njeri i mirë. Unë personalisht e besoj këtë. Mundet që është edhe ekonomist i mirë, ndoshta edhe i pakorruptuar, por në konjukturën politike aktuale, ai s'mund të jetë më shumë se një kryeministër kukull. Një version i ri i Bajram Rexhepit, i Bajram Kosumit apo Agim Çekut. Veç nëse ndodh ndonjë mrekulli, se në të kundërten kryeministrat kukull janë të programuar për të dështuar. Dhe, mrekullitë mbase mund të ndodhin diku tjetër, veç jo në politikën kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat