Ambasadorët e Quint-it takohen edhe me Kurtin, ja çka iu tha kryeministri

Aktuale

Ambasadorët e Quint-it takohen edhe me Kurtin, ja çka iu tha kryeministri

Nga: A.Zh Më: 23 prill 2020 Në ora: 20:01
Kurti priti në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, sot gjatë ditës kanë pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti i njoftoi ambasadorët mbi mbarëvajtjen e vendimeve të Qeverisë për menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 dhe me situatën aktuale me numrin e të infektuarëve si dhe gjendjen e tyre, përcjell Bota sot.

Ai po ashtu i njoftoi se pas Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria në detyrë po zhvillon përgatitjet e nevojshme për hartimin e pakos së dytë financiare, e cila do të ketë për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë pas goditjes nga pandemia.

Image
Pamje nga takimi

Më pastaj, në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, Kryeministri në detyrë theksoi se veprimet e fundit të Presidentit Hashim Thaçi janë përtej mandatit të tij kushtetues dhe në kundërshtim me rendin demokratik.

Ai shtoi se, si rezultat i këtyre përpjekjeve për të formuar Qeveri të re duke anashkaluar zgjedhjet e parakohshme, qytetarët asnjë herë më parë nuk kanë qenë më të zemëruar.

"Veprime të tilla shkojnë kundër vullnetit të qytetarëve dhe janë cenim i parimit të demokracisë", ka deklaruar Kurti./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat