Ky është veprimi i fundit i kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti

Aktuale

Ky është veprimi i fundit i kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti

Nga: A.J Më: 23 prill 2020 Në ora: 21:06
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka uruar besimtarët mysliman për muajin e shenjtë e Ramazanit.

Ai ka thënë se, sot na duhet solidaritet me njëri-tjetrin për të mirën e përbashkët. Të jemi besimplotë se sakrifica individuale, si dhe ajo e përbashkët, do jetë një akt sublim për të mirën e vendit tonë të bekuar.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, të dashur besimtarë,

Urimet më të mira për muajin e Ramazanit, këtij muaji të sakrificës, solidariteti dhe përkushtimit ndaj Zotit dhe ndaj njëri-tjetrit.

Sot na duhet solidaritet me njëri-tjetrin për të mirën e përbashkët. Të jemi besimplotë se sakrifica individuale, si dhe ajo e përbashkët, do jetë një akt sublim për të mirën e vendit tonë të bekuar.

Ju uroj agjërim të lehtë, harmoni dhe begati në familjet tuaja.

Avdullah Hoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat