Miftaraj: Ky është ministri më simpatik i qeverisë Kurti

Aktuale

Miftaraj: Ky është ministri më simpatik i qeverisë Kurti

Nga: A.Zh Më: 23 prill 2020 Në ora: 21:29
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka vlerësuar Xhelal Sveçlën, si ministrin më të mirë të Qeverisë së Albin Kurtit.

Ai ka thënë se Sveçla me vetëm një vendim, e ka luftuar dhe parandaluar krimin e organizuar, korrupsionin, pandëshkueshmërinë në IPK dhe Policinë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, për 30 ditë e ka bërë atë që nuk e kanë bërë ministrat tjerë për dhjetë vite.

Postimi i Miftarajt në Facebook:

Ministri më simpatik në këtë qeveri pa dyshim se është Xhelal Sveçla. (Më fal Arben Vitia, kalon në vendin e dytë).

Me vetëm një vendim i njëjti në mënyrën më efektive e ka luftuar dhe parandaluar krimin e organizuar, korrupsionin, pandëshkueshmërinë në IPK dhe Policinë e Kosovës.

Atë që nuk ka pas guxim dhe vullnet me ba asnjë ministër që dhjetë vite, për as 30 ditë si ministër e bëri Ministri Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat