Milaim Zeka ka dy fjalë për Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn: Mos bëni pazare, ja për çka bëhet fjalë

Aktuale

Milaim Zeka ka dy fjalë për Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn: Mos bëni pazare, ja për çka bëhet fjalë

Nga: N.Sh Më: 24 prill 2020 Në ora: 17:15
Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nuk duhet bërë pazare me shtetin e Kosovës.

Kryetari i Partisë Euroatlantike, thotë se ka shumë pak besim në këtë Qeveri përshkak se politikanët e Kosovës nuk po ngopën me pare.

Këtë Zeka, thotë për shkak të keqpërdorimeve që janë bërë gjithmonë në Kosovë nga politikanët.

Ai ka një thirrje për këtë Qeveri e cila pritet të formohet, sidomos për Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, që mos të bëjnë pazare, pasi Kosova kurrë nuk ka qenë më keq.

Postimi i plotë i Zekës:

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Lima nuk duhet me ba pazare me shtet

Koha e kaluar ka tregu qe Behgjet Pacolli, me tre deputete, ka kap 4 ministri. Edhe partite tjera kane ba te njejten gja. Kush po kap ministri, kush tendera, kush kontrata mbi veper per militant.

PDK/ja dhe LDK-ja bordet, pastaj rehatimin e njerezeve neper diplomaci. Heren e fundit, eshtrat pa mish e gjak qe i kishin mbete shtetit te Kosoves, u ndane ne mes PDK-se, AAK-se, Nismes, AKR se, dhe Listes Serbe. Ministria per Kthim historikisht mbetete piramida e krimit e te gjitha qeverive.

Prandaj po ju beje thirreje publike Ramushit dhe Fatmirit: Harrojeni lojen e vjeter. Filloni me nje epoke te re te ndertimit te qeverise. Mos bani pazare, sepse kurr, kurr ma keq nuk ka qene Kosova.

Edhe Kadri Veseli duhet me mbeshtete kete qeveri, edhe permes votave, vetem per me i vra pazaret e vjetra ne dem te qeverive. Thikat e Albinit qe thoshte se “jane mbrehur mbi harten e Kosoves ne Shtepine e Bardhe”, jane paranoje e politkaneve te Kosoves, te cilet, kush me shume, e kush me pak, ja kane pre kembe e duare shtetit te Kosoves. Albin Kurti, ne vend qe ta zgjonte nga agonia shtetin e Kosoves, per 51 dite e futi ne arkivol. Ju, o do ta ngjallni, o do ta vorrosni. A kam besim, shume, shume, shume pak, duke pasur parasysh faktin se nje politikan shqipfoles nuk ngopey me pare edhe…

Krejte faktura do te bie mbi LDK ne, nese pranon pazare te tilla!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat