Shala: Nisma parimisht është dakord për ndërtimin e koalicionit qeverisës me LDK-në e AAK-në

Aktuale

Shala: Nisma parimisht është dakord për ndërtimin e koalicionit qeverisës me LDK-në e AAK-në

Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:48
Endrit Shala

Endrit Shala nga NISMA Socialdemokrate ka thënë se takimet me LDK-në do të vazhdojnë për të ndërtuar qeverinë e re.

Shala në RTV Dukagjini ka thënë se pas shkarkimit të Qeverisë Kurti, NISMA në parim është dakorduar për formimin e një koalicioni me LDK-në dhe AAK-në.

“Kemi filluar takimet me mandatarin e LDK-së për kryeministër për parimet qeverisëse që do t’i ketë qeveria e re duke parë interesin e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Zyrtari i NISMA-s thotë se takime me LDK-në kanë pasur dje dhe sot por që do të kenë edhe takime tjera.

“Kemi diskutuar për parimet e përgjithshme për ndërtimin e një platforme që do ta ndjek qeveria e re pasi të dekretohet mandatari nga ana e Presidentit”.

Shala ka thënë se ende nuk është diskutuar për ndarjen e dikastereve që do t’iu takojnë partive në koalicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat