Kurti tregon emrat e shefave të rinj në KEK, Telekom dhe Infrakos dhe jep një zotim

Aktuale

Kurti tregon emrat e shefave të rinj në KEK, Telekom dhe Infrakos dhe jep një zotim

Nga: A.Zh Më: 24 prill 2020 Në ora: 21:34
Albin Kurti

Luigj Ymeri, Burbuqe Hana dhe Xhevat Ramosaj janë ushtrues detyre apo kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti.

Ai ka thënë se Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan Nijazi Thaçin, Bedri Istrefin dhe Agron Thaçin, përcjell Bota sot.

Kurti përmes një postimi në Facebook, është zotuar se do ta ndalin gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike, duke thënë se është vetëm hapi i parë në këtë drejtim.

Postimi i plotë i Kurtit:

Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi.

Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat