Këshilltari i Glauk Konjufcës i reagon indirekt Gashit - Bota Sot
Këshilltari i Glauk Konjufcës i reagon indirekt Gashit

Aktuale

Këshilltari i Glauk Konjufcës i reagon indirekt Gashit

Më: 25 prill 2020 Në ora: 00:15
Sabri Kiçmari dhe Albin Kurti

Këshilltari i ministrit të Jashtëm të qeverisë në detyrë, Glauk Konjufcës – Sabri Kiçmari, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook i ka reaguar indirekt këshilltarit të kryeministrit të detyrë, Albin Kurtit – Shkëlzen Gashit.

Ky i fundit në emisionin Frontal të T7, akuzoi publikisht Ushtrinë Clirimtare të Kosovës duke thënë se kanë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë.

Kicmari shkroi duke thënë se UCK’ja ka qenë e drejtë, heroike dhe çlirimtare. Derisa askush nuk mund ta dëmtojë heroizmin e luftëtarëve të lirisë.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, heroike dhe çlirimtare. Askush nuk mund ta dëmtojë heroizmin e luftëtarëve të lirisë. Themelet e lirisë sonë gjenden në luftën heroike të ushtarëve tanë. Populli i Kosovës e ruan të pastër respektin për ta!”, shkroi Gashi.

Ndaj deklaratës së Gashit kanë reaguar edhe garda e vjetër e VV’së si Hysen Durmishi, Mimoza Shala, Enver Haliti e të tjerë.

Të gjithë këta kërkuan shkarkimin e Gashit për shkak të deklaratave të tij.

Përvec këtyre, ka reaguar edhe kryetari i OVL UCK’së, Hysni Gucati, duke thënë se Gashi po e bën avokatin e Serbisë.

Gjithashtu, edhe Andin Hoti, djali i atdhetarit Ukshin Hoti, reagoi ndaj tij duke e quajtur Gashin “zagar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat