Lidhja e Historianëve të Kosovës i kërkon Kurtit shkarkimin e Gashit: Deklarata e tij është skandal i madh

Aktuale

Lidhja e Historianëve të Kosovës i kërkon Kurtit shkarkimin e Gashit: Deklarata e tij është skandal i madh

Më: 25 prill 2020 Në ora: 08:52
Shkëlzen Gashi

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan i është drejtuar Albin Kurtit – kryeministër në detyrë, me një letër publike përmes së cilës i kërkon lirimin nga detyra të këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi.

Në letrën publike të LHK “Ali Hadri” thuhet se “deklarata publike e këshilltarit tuaj, Shkëlzen Gashi, është skandal i madh, si e tillë ajo është e dënueshme, e papranueshme dhe tepër e dëmshme”.

“Një individ i sojit të tillë, nuk bën nder që shërben si Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, andaj ai duhet që sa me parë të lirohet nga detyrat dhe përgjegjësitë shtetërore dhe të mos paguhet nga taksapaguesit e vendit tonë”.

Letra e plotë e LHK “Ali Hadri”:

“I nderuar Kryeministër,

Luftë e popullit shqiptar të Kosovës, për liri, çlirim dhe pavarësi nga pushtimi serb ka qenë luftë e drejtë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizimi me i rëndësishëm i shqiptarëve të Kosovës, krahas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878 dhe Lëvizjes gjithë popullore për liri e pavarësi e viteve ’90-ta të shekullit XX, lëvizje kjo që e mbajti gjallë ndjenjën për liri, çlirim dhe pavarësi nga pushtimi serb.

Individët që fyejnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë një hiq, asgjë me shumë, thjeshtë ata janë njerëz të pa vlerë dhe nuk kanë vend në institucionet e Kosovës, sepse institucionet e Kosovës janë ndërtuar fal gjakut të derdhur nder breza nga populli ynë.

Gjenocidi që ka kryer shteti, populli dhe kisha serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, është nder me të tmerrshmit që është kryer ndaj një populli e kombi gjatë shekullit XX.

Pushtuesit, dhunuesit, vrasësit, assesi nuk mund të krahasohen me të pushtuarin, të dhunuarin e të vrarin.
Lufta e popullit shqiptar të Kosovës e viteve 1998-1999, janë faqet me të shndritshme të historisë sonë.

I nderuar Kryeministër,

Deklarata publike e djeshme e Këshilltarit tuaj, Shkëlzen Gashi, është skandal i madh, si e tillë ajo është e dënueshme, e papranueshme dhe tepër e dëmshme.

Një individ i sojit të tillë, nuk benë nder që shërben si Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, andaj ai duhet që sa me parë të lirohet nga detyrat dhe përgjegjësitë shtetërore dhe të mos paguhet nga taksapaguesit e vendit tonë.

Deklarate e djeshme, dhe ne vazhdimësi që i ka bare soji i tillë, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtareve të saj, janë deklarata që kanë qëllime dëmtimin e reputacionit të luftës çlirimtare të vendin tonë, dëmtimin e imazhit të Kosovës dhe që cenojnë rendë identitetin tonë si shqiptarë. Pra ato janë në ujdi me politiket që ka ndjekur armiku i ynë, pra shteti serb, që nga vitit 1999, duke proklamuar se shqiptarët kanë kryer krime kundër njerizimit.

Po ashtu, i rikujtojmë Këshilltarit tuaj, që ai të shkon në Prekaz, Abri, Likoshan, Rezallë, Reçak, Lybeniq, Qyshk, Pavlan, Zahaq, Beleg, Pastasel, Studime, Krushë, Suharekë, e shumë vende të tjera në Kosovë, e të kupton se kush ka kryer krime e gjenocid kundër shqiptarëve.

I nderuar Kryeministër,

Ne ju vlerësojmë për virtytet e juaja patriotike e kombëtare, dhe që me komb e shqiptarinë nuk bëni kompromise.
Ju duhet të e shkarkoni sa me parë Këshilltarin tuaj, ngase juve keni ngritur dhe fituar popullaritetin në vend, duke u thirrur në gjuhen e patriotizmit dhe kombit. Andaj, kauza e juaj kombëtare, duhet të jetë në kundërshtim me deklaratat e Këshilltarit tuaj karshi luftës dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fund, mbesim me shprese që kërkesa e jonë do të mirët parasysh nga ana e juaj.

Me respekt e konsiderata të veçanta,

K R Y E T A R I

Dr.Shkodran IMERAJ

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat