Këshilltari i Presidentit ka disa fjalë për deklaratat e Shkëlzen Gashit - Bota Sot
Këshilltari i Presidentit ka disa fjalë për deklaratat e Shkëlzen Gashit

Aktuale

Këshilltari i Presidentit ka disa fjalë për deklaratat e Shkëlzen Gashit

Më: 25 prill 2020 Në ora: 10:52
Hashim Thaçi dhe Adil Behramaj

Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas deklaratave të Shkëlzen Gashit, dhënë në një televizion lidhur me luftën e UÇK-së.

Sipas tij, kushdo që mundohet ta përbaltë UÇK-në, po mundohet ta përbaltë edhe pjesën dërrmuese të vetë popullit.

Këshilltari i Thaçit shton me tej se kjo assesi nuk është rastësi, që kësaj përbaltje po i prijnë tash trashëgimtarët e të privilegjuarve të Serbisë.

Ja shkrimi i tij:

Populli ynë ishte UÇK-ja, prandaj kushdo që mundohet ta përbaltë UÇK-në, le ta dinë që po mundohet ta përbaltë pjesën dërrmuese të vetë popullit. Por, assesi nuk është rastësi, që kësaj përbaltje po i prijnë tash trashëgimtarët e të privilegjuarve të Serbisë, të cilët deri në përfundimin e luftës, me dekada të tëra, me përulësi i kishin shërbyer atij regjimi.

Megjithatë, meqë e kam vëmendjen e militantëve të Vetëvendosjes, jam kureshtar ta di sesi janë ndjerë ata kur Albin Kurti sapo ishte bërë kryeministër e mblodhi dhe privilegjoi llumin e kësaj shoqërie, që fije kontributi nuk kishin as për vendin dhe as për vetë Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërsa, ju që ishit në gjendje të shkriheshit për të, menjëherë u harruat.

Me gjasë ju kishte për t’iu shfrytëzuar vetëm si forcë fizike e fuqi krahu, që përveç hedhjes së gurëve e rrëzimit të mureve, fundërrinave të tij t’ia shtronit edhe tepihun e kuq, para se t’i ngjiste në skenë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat