51 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Infektivë, dy prej tyre në gjendje më të rëndë

Aktuale

51 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Infektivë, dy prej tyre në gjendje më të rëndë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 11:24
Ilustrim

51 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Infektivë, dy prej tyre në gjendje më të rëndë

51 persona të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Detaje rreth gjendjes së të infektuarve ka dhënë infektologu Valbon Krasniqi.

Në një prononcim, Krasniqi ka thënë se shtatë prej të infektuarve janë me oksigjeno-terapi, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

Sipas tij, gjendja e 44 pacientëve të tjerë është e mirë.

“Para dy orësh kam dal nga Klinika Infektive, meqë kam qenë kujdestar. Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 pacientë me COVID-19. Deri atëherë, gjendja e shumicës së pacientëve ka qenë e mirë. 44 janë në gjendje të mirë, përfshirë edhe analizat e tyre. Shtatë pacientë janë me oksigjeno-

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) mbrëmë ka njoftuar se janë testuar 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Nga testimi i këtyre mostrave, 34 kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti nga Gjilani, Prizreni, Ferizaj, Rahoveci, Dragashi, Prishtina, Skenderaj, Malisheva dhe Zveçani.

“Sot më 24 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e katër (34) raste”, thuhet në njoftim.

IKSHP’ja ka njoftuar se janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët e çojnë në 162 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me shifrat e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 703. Deri tani, nëntëmbëdhjetë pacientë kanë humbur jetën.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, javën e kaluar në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat