Mediat serbe i bëjnë jehonë protestës së mbrëmshme të qytetarëve me “Marshin e UÇK-së” kundër këshilltarit të Kurtit

Aktuale

Mediat serbe i bëjnë jehonë protestës së mbrëmshme të qytetarëve me “Marshin e UÇK-së” kundër këshilltarit të Kurtit

Nga: F. B. Më: 26 prill 2020 Në ora: 10:00
Foto e publikuar nga media serbe

 Kaos ka mbretëruar mbrëmë në Prishtinë dhe qytete tjera, kur në orën 21.00 mijëra qytetarë duke mos duruar deklaratën e këshilltarit të Kurtit lidhur me vrasjet që ka kryer UÇK kanë lëshuar zëshëm “Marshin e UÇK-së”, e gjithë është organizuar përmes rrjeteve sociale , shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Portali serb “Alo” duke i bërë jehonë këtij organizimi shkruan se “mijëra qytetarë nga Prishtina pikërisht në ora 21.00 me zëra të “Marshit të UÇK-së” kanë protestuar nga dritaret e ballkonet kundër tashmë ish-këshilltarit të kryeministrit Shkëlzen Gashi, që ka deklaruar se anëtarët e UPK-së kanë kryer krime” , duke cituar edhe mediat nga Kosova për këtë lajm.

Mësohet se protesta përmes rrjeteve sociale është ftuar nga organizata rinore e PDK-së dhe është mbështetur nga dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës, shkruan “Alo”.

Këto deklarata të Shkëlzen Gashit kanë nxitur reagimin e ashpër të shumë qytetarëve dhe subjekteve politike, përveç aktivistëve të shumtë dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes, që janë rreshtuar në mbrojtjen e Gashit.

As Albin Kurti nuk është distancuar nga këto deklarata, shkruan “Alo” por pas presionit të madh të qytetarëve ai ka shkarkuar këshilltarin Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat