Analisti Armend Muja ka kujtuar masakrën e Mejës, ku ka treguar edhe tmerrin që vet ai ka përjetuar.
Muja nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se në këtë masakër para 21 vitesh 376 shqiptarë mbi 15 vjeç ishin ndarë nga familjet dhe ishin ekzekutuar në një kampanjë të spastrimit etnik të sponzorizuar nga shteti i Serbisë.
Ai ka thënë se këtë mënyrë makabre të ekzekutimit e ka parë edhe vet, ku ne dy raste të veçanta ka shpëtuar për një fije floku.
“Kete menyre makabre te ekzekutimit e ka pare edhe vet dhe ne dy raste te vecanta kam shpetuar per nje fije floku. Ne tere kete histori me duhet te jem mirenjohes edhe ndaj disa civileve serb te kumunes se Klines qe fshehurazi na kane dhene uje dhe buke gjate Ekzodit. Jemi ne muajin kur shqiptaret kane perjetuar vrasjet me te medha gjate luftes. Parimisht, une nuk do te isha inkuadruar ne nje debat te tille meqe aktualisht po ballafaqohemi me nje rrezik te ngjashem te pandemise qe rrezikon te zhbej gjithcka cfare kemi ndertuar ne dekaden e fundit”, ka shkruar ai.
E për këtë ai thotë se deklaraten e bujshme të ish këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit do ta kishte kategorizuar në dy pjesë – atë çfarë nuk pajtohet dhe ate çfarë pajtohet.
Postimi i plotë:
Masakra e Mejes - Sot apo neser eshte pervjetori i Masakres se Mejes. Para 21 vitesh, 376 shqiptare mbi 15 vjec ishin ndare nga familjet dhe ishin ekzekutuar ne nje kampanje te spastrimit etnik te sponzorizuar nga shteti i Serbise.
Kete menyre makabre te ekzekutimit e kam pare edhe vet. Ne dy raste te vecanta kam shpetuar per nje fije floku. Ne tere kete histori me duhet te jem mirenjohes edhe ndaj disa civileve serb te kumunes se Klines qe fshehurazi na kane dhene uje dhe buke gjate Ekzodit.
Jemi ne muajin kur shqiptaret kane perjetuar vrasjet me te medha gjate luftes. Parimisht, une nuk do te isha inkuadruar ne nje debat te tille meqe aktualisht po ballafaqohemi me pandemine qe rrezikon te zhbej gjithcka cfare kemi ndertuar ne dekaden e fundit. Deklaraten e z.Gashi e kisha kategorizuar ne dy pjese - ate cfare nuk pajtohem dhe ate cfare pajtohem.
Cka nuk pajtohem - Une besoj qe Raporti Marty ishte perpjekje qe te barazoj sasine e krimeve me monstruozitetin e tyre (trafikim organesh). Kjo eshte keqperdorur politikisht per te poshtruar shtetin e Kosoves, minuar nderhyrjen humanitare dhe doktrinen e R2P. UCK ka qene projekt clirimtar dhe themeltar per shtetesine e Kosoves. Fakti qe disa nga protagonistet e kane keqperdorur kete per perfitime politike dhe materiale pas luftes nuk e zhben ate.
Cka pajtohem - deklarata e z.Gashi qe Kosova duhet te trajtoj te gjithe ne menyre te barabarte, shqiptare, serb e boshnjak eshte teper fisnike. Per pasoje, edhe cdo krim i supozuar ndaj tyre duhet te hetohet e denohet deri ne fund. Nuk eshte vetem z.Gashi qe thekson se krahas rreth 12,000 civile te vrare, kryesisht shqiptare, kishte edhe serb dhe komunitete tjera. Vrasje te civileve serb i kishte denuar edhe Shtabi i UCK-se ne dy raste ne Gracke dhe Gjilan. Keto vrasje quditerisht ne zona jashte epiqendrave kryesore te luftimit.
Human Rights Watch, Amnesty International dhe Fondi per te Drejten Humanitare ende vazhdojne te insistojne se Kosova duhet te bej pjesen e saj ne identifikimin e dorasve te ketyre vrasjeve. Une mendoj qe ne duhet ta bejme kete, me apo pa Gjykate Speciale, me apo pa presion nderkombetar. Kete duhet te bejme ne emer te te gjithe atyre qe kane ndihmuar ne ndaljen e spastrimit etnik ne Kosove, te gjithe atyre qe ndihmuan ne themelimin e shtetit te Kosoves dhe natyrisht edhe ne emer te atyre civileve serb qe guxuan te ndihmojne e jetojne ne Kosoven gjate dhe pas luftes.
Mediat duhet te ofrojne hapesire per ndeshje te argumenteve. Keqperdorimi i deklaratave te z.Gashi te bera gjate viteve 2011-2015 per te sulmuar Kryeministrin ne detyre ne vitin 2020 e ka nje limit. Ky lloj raportimi eshte duke e cenuar sigurine e tij. Me kete edhe duke ju dhene me teper argument te gjithe atyre qe menduan se ne Kosove nuk ka hapesire per gjykim te krimeve dhe justifikuar Gjykaten Speciale ne Hage.