​Ministri Vitia falënderon mjekët për betejën e madhe kundër koronavirusit - Bota Sot
​Ministri Vitia falënderon mjekët për betejën e madhe kundër koronavirusit

Aktuale

​Ministri Vitia falënderon mjekët për betejën e madhe kundër koronavirusit

Më: 26 prill 2020 Në ora: 21:13
Foto

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka përshëndetur kontributin e madh që po japin mjekët në Kosovë në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Ai në një status në Facebook shkruan se me punën e tyre, mjekët po mbrojnë jetën, shëndetin he vendin tonë.

Postimi i plotë:

Edhe sot, si çdo ditë tjetër gjatë këtyre muajve të vështirë, punëtorët shëndetësorë, infektologë, epidemiologë, mikrobiologë, mjek familjarë, farmacistë klinikë, infermierë e laborantë, sanitarët, vozitësit e gjithë stafi mbështetës së bashku me vullnetarët tanë të mrekullueshëm, vijuan betejën e pashembullt në mbrojtje të jetës dhe shëndetit.

Emrat e tyre nuk janë të njohur për publikun e gjerë, por janë të skalitur për çdonjërin që i lehtësohen vështirësitë shëndetësore. Në vështirësi të mëdha, pa orar por vigjilentë, pa gjumë por të kthjellët, larg vëmendjes deri në madhështi.

Po e mbroni jetën, shëndetin dhe vendin!

Mirënjohje dhe respekt për çdonjërin!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat