Lirohet nga detyra udhëheqësi i trajnimeve në Burgun e Dubravës, doli pozitiv për COVID-19 javën e kaluar

Aktuale

Lirohet nga detyra udhëheqësi i trajnimeve në Burgun e Dubravës, doli pozitiv për COVID-19 javën e kaluar

Më: 27 prill 2020 Në ora: 12:44
Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është liruar nga detyra Udhëheqësi i Trajnimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë, meqenëse i njëjti ka rezultuar pozitiv për COVID-19. I njëjti është vendosur në vetë-karantinë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër.

“Në funksion të lokalizimit të infeksionit dhe parandalimit të përhapjes së Covid 19 në Qendrën Korrektuese Dubravë menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër. Ndërsa për katër zyrtarë të tjerë, të cilët kane qenë në kontakt me të janë bërë testet dhe katër zyrtarët kanë rezultuar negative”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat