Kurti bashkë me Sveçlën dhe Qalajn, vizitojnë dy pika të kontrollit në Prishtinë

Aktuale

Kurti bashkë me Sveçlën dhe Qalajn, vizitojnë dy pika të kontrollit në Prishtinë

Më: 27 prill 2020 Në ora: 13:25
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me ushtruesin e detyrës së Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, kanë vizituar dy pika të kontrollit të hyrje daljeve në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi drejtuar për media nga zyra e kryeministrit.

Nga qeveria kanë bërë të ditur se Kurti është takuar aty me zyrtarë policor dhe qytetar.

“Bashkë me ushtruesin e detyrës së ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalajn, kryeministri në detyrë, Albin Kurti vizitoi dy pika të kontrollit të hyrje-daljeve në kryeqytet.

Aty, kryeministri në detyrë Kurti, takoi zyrtarë policorë dhe qytetarë të cilët janë duke i respektuar masat e ndërmarra të qeverisë, siç janë lejet për qarkullim dhe orarin e lëvizjeve”, shkruhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat