"Qeveria e frikës nga zgjedhjet", Vela tregon kush mund ta rrëzojë qeverinë e re

Aktuale

"Qeveria e frikës nga zgjedhjet", Vela tregon kush mund ta rrëzojë qeverinë e re

Nga: G.B Më: 28 prill 2020 Në ora: 18:02
Blerim Vela

Analisti politik, Blerim Vela, ka thënë se nga "Qeveria e shpresës" tani do ta kemi "Qeverinë e frikës nga zgjedhjet".

Përmes një postimi  në Facebook, ai ka thënë se AAK është në pozitën më të mirë në koalicion, ndërsa LDK, Nisma dhe AKR janë në pozitën e "pengut politik" duke e ditur se do të bartin faturën më të madhe të dështimit të qeverisë së PANdemisë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se koalicioni i zorit është në këmbë të xhamit dhe secili presion publik mund ta rrëzojë atë për tokë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nga "Qeveria e shpreses" qe bazohej ne program qeveritar per ndryshime ne "Qeverine e frikes nga zgjedhjet" qe synon me cdo kusht mosmbajtjen e zgjedhjeve te reja tani...

Ne tere kete mishmash politik, AAK eshte ne poziten me te mire ne koalicionin e ri per shkak te votes se koncentruar regjionale. Ndersa LDK, Nisma dhe AKR jane ne poziten e "pengut politik" duke e ditur qe do te bartin faturen me te madhe te deshtimit te qeverise se PANdemise. Shumica e ketyre partive do te kthehen ne dekor te skenes politike, disa jashte Kuvendit e ndonjera prej tyre me perfaqesim margjinal ne te.

PDK duke zgjedh qe te mos jete pjese formale e qeverise se PANdemise po tenton te ndaloj renien e lire te mbeshtetjes ne publike duke vene ne qender te kritikes publike veprimet e LDK dhe partnereve te saj. Sapo anketat e opinionit publik te tregojne edhe trendin me te vogel te rritjes se mbeshtetjes publike per PDK, ne ate moment do te rrezohet qeveria e PANdemise.

Koalicioni i zorrit eshte ne kembe te xhamit dhe cdo presion publik apo veprim politik mund ta rrezoj ate per toke...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat