Ambasadori gjerman i kundërpërgjigjet Behgjet Pacollit, ia bën të qartë këtë gjë...

Aktuale

Ambasadori gjerman i kundërpërgjigjet Behgjet Pacollit, ia bën të qartë këtë gjë...

Nga: A.M. Më: 28 prill 2020 Në ora: 19:27
Christian Heldt, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, gjatë ditës së sotme ka thënë se diplomatët dhe stafi i organizatave që kthehen në Kosovë janë përjashtuar nga karantina.

Ai në një postimi në Twitter, ka thënë pse deputetë nuk janë të përjashtuar nga karantina.

“Stafi dhe diplomatët e UNMIK-ut dhe EULEX-it janë përjashtuar. Kontrolloni listat e mbërritjeve të pasagjerëve. Z. Vitija gënjen dhe po përdoret për të penguar punën e Parlamentit. Nëse diplomatët dhe personeli i organizatave janë të përjashtuar, pse deputetë jo. Vetëm për të mos ju mbështetur?”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Për këtë deklaratë të Pacollit ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i cili e ka demantuar atë.

Duke i thënë kreut të AKR-së, se nga data 13 mars asnjë zyrtarë nga stafi diplomatik nuk është larguar nga Kosova, dhe se asnjëri prej atyre që kanë mbetur në Gjermani nuk janë thyer në Kosovë.

Image
Twitter

“Kam frikë se nuk mund të ofroj këshilla praktike për këtë temë. Unë nuk e kam lënë vendin tim pritës Kosovën që nga mbyllja e 13 marsit, dhe as të ketë ndonjë nga stafi im diplomatik; puna dhe shtëpia jonë janë këtu. Disa që ishin me pushime janë ngecur në Gjermani, asnjëri nuk ka mundur të kthehet deri më tani”, ka shkruar Heldt në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat