Deputeti i VV-së: Pacolli duhet të futet në karantinë!

Aktuale

Deputeti i VV-së: Pacolli duhet të futet në karantinë!

Më: 28 prill 2020 Në ora: 19:29
Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, ka folur lidhur rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë që kryetari i Alencës Kosova e Re Behgjet Pacolli, duhet të futet në karantinë pas kthimit nga udhëtimi i tij në Zvicër.

Abrashi tha se rregullat e qeverisë për luftimin e pandemisë Covid-19 duhet të vlejnë për të gjithë njëjtë pavarësisht funksioneve që bartin në shoqëri.

“Në fakt ajo çka më irritoi mua si qytetar është një standard i dyfishtë që po ndodhë jo vetëm tash së fundi po tash e disa vite po ndodhë. Disa qytetarë pavarësisht faktit që kanë një status më të veçantë apo një detyrë të caktuar, vazhdimisht është tentuar që të trajtohen më ndryshe prej qytetarëve të thjeshtë. Unë kam një mendim më ndryshe. Unë mendoj që është një fatkeqësi që disa vjet po kultivohet miti ndaj deputetëve. I vetmi dallim mes meje dhe një qytetari të thjeshtë është se unë kam të drejtë ta përfaqësoj atë dhe kam të drejtë fjale. Nëse ne e anashkalojmë këtë fakt ne rrezikojmë të krijojmë pabarazi në shoqëri që është rrezik për demokraci “.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se kjo nuk po behët për të ia pamundësuar kreut të AKR-së që ta votoj qeverinë e re të kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Po hapen këto tema dhe janë të natyrshme. Indicet çojnë andej mirëpo unë i kam dëgjuar deklaratat e partive që po synojnë të uzurpojnë pushtetin. Ata kanë deklaruar se nuk kanë probleme me vota as brenda partisë së tyre dhe as nga partitë e tjera. Prandaj nuk është kjo “.

Ai shtoi se në kohë emergjente të vetmet rregulla që vlejnë janë ato të organeve shtetërore.

“Nëse ka masa që vlejnë për të gjithë erga omnes. Pra nëse këto masa do të vlejnë për të gjithë edhe unë do ta respektoja. Kjo pyetje nuk ka bazë. Unë nuk jam epidemiolog të flas, por në situata emergjente të vetmet vendime që vlejnë janë ato të organeve shtetërore, dhe Kosova do të dëshmohet si shtet nëse e respekton këtë pavarësisht rrethanave. Tashmë është një tendencë që të politizohet kjo çështje. Tani këto partitë po mundohen të formojnë qeverinë. Por nëse kjo ndodhë atëherë ne kemi standarde të dyfishta “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat