​OVL e UÇK-së falënderon kryetarët e komunave të cilët po ndihmojnë veteranët

Aktuale

​OVL e UÇK-së falënderon kryetarët e komunave të cilët po ndihmojnë veteranët

Më: 28 prill 2020 Në ora: 19:39
Ilustrim

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka falënderuar të gjithë kryetarët e degëve ku në këto ditë të vështira të pandemise iu dolën në ndihmë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë kryetarët e Komunave si Bekim Jasharin i cili ka bërë një punë të mirë në Komunën e Skenderajt gjatë këtyre ditëve, si dhe humanistin Halil Kastratin i cili nuk u ndal asnjë moment duke i ndihmuar një numër të madh të veteranëve.

“OVL e UÇK-së falënderon të gjithë ata donatorë që ndihmuan veteranët, për derisa qeveria nuk iu doli në ndihmë për asnjë moment veteranëve”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat