Vitia: Disa biznese do të shuhen ashtu siç janë shuar fatkeqësisht 22 jetë të qytetarëve

Aktuale

Vitia: Disa biznese do të shuhen ashtu siç janë shuar fatkeqësisht 22 jetë të qytetarëve

Më: 28 prill 2020 Në ora: 22:04
Arben Vitia

Ministri në Detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është kritikuar njëlloj se është vonuar ose është ngutur për masat e ndërmarra në frenimin e pandemisë Codvid-19.

“Këto janë dy mendime. Unë kam qenë më shumë i kritikuar pse këto masa nuk i kam marrë më herët ashtu siç kam qenë i kritikuar pse këto masa i kam marrë më herët. Misioni jonë si Ministri e Shëndetësisë bashkë me të gjithë mantelbardhët, por jo vetëm, ideja ka qenë që ne kemi qenë të vetëdijshëm për kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor”.

“Fillimisht ka qenë vetëm Klinifika Infektive me 126 shtretër ku më pas pas intervenimeve janë shtuar edhe 500 shtretër të tjerë të cilët janë në dispozicion, ndërsa në rast nevoje brenda ditës mund të bëhen edhe 1000 shtretër të tjerë”.

“Duke pasë parasysh këto resurse të limituara edhe në aspektin infrastrukturor edhe të resurseve humane po e përsëris se i gjithë angazhimi i institucioneve ka qenë në parandalim. Edhe nëse kanë tingëlluar si masa restriktive dhe të rrepta, jeta e secilit qytetar në Kosovë është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”.

“Vazhdimisht në konsultim me Ministrin e Financave dhe Ministren e Ekonomisë që masat të jenë të tilla dhe në kufizime të tilla kohore që nuk do ta binin ekonominë e Kosovës para kolapsit”.

Ai në Rubikon ka komentuar edhe analizat ekonomike që tregojnë se një përqindje e lartë e bizneseve janë në rrezik që të mbyllen.

“Fatkeqësisht është një lajm i keq që s’e kemi përjetuar mirë asnjëri nga ne dhe kjo ka ndodhur në gjithë botën. Është  një debat i hapur në gjithë botën ku Shëndetësia VS Ekonomia cili duhet të ketë të drejtë në këtë drejtim. Është e natyrshme që shëndeti ekonomikë është esencial për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, por duke balancuar situatën në kuptimin që disa biznese do të shuhen ashtu siç janë shuar fatkeqësisht 22 jetë të qytetarëve të Kosovës”.

“Do të ketë shuarje dhe përfundime fatale si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por është fakt i pamohueshëm se mosmarrjen e masave rritja eksponenciale ka qenë e pashmangshme dhe në momentin e rritjes eksponenciale do të kishte mbyllje totale të aktiviteteve ku shumë biznese do të humbnin më shumë, edhe më shumë biznese do të mbylleshin, por me një kosto shumë të lartë të jetëve të qytetarëve të Kosovës. Veprimi dhe marrja e këtyre masave ka qenë e domosdoshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat