Haradinaj mbledh partinë në ora 13:00, para nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin

Aktuale

Haradinaj mbledh partinë në ora 13:00, para nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin

Më: 29 prill 2020 Në ora: 10:49
AAK

Partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të mblidhet sot për të finalizuar përgatitjet e fundit para nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit.

Sot gjatë ditës mund të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit në mes të LDK’së, AAK’së, NISMËS, AKR’së, minoriteteve e Listës Serbe.

Për këtë arsye, kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thirrur për në ora 13:00 mbledhje të kryesisë së ngushtë dhe të grupit parlamentar, në selinë e partisë.

AAK ka propozuar emrat për ministra në Këshill Drejtues. Ramë Likaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj pritet që të propozohen ministra, ndërsa zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat