KMDLNJ dënon kërcënimin kundër deputetes Eliza Hoxha

Aktuale

KMDLNJ dënon kërcënimin kundër deputetes Eliza Hoxha

Më: 29 prill 2020 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka dënuar kërcënimin që i është bërë deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha.

KMDLNJ thekson se është për brengosje se kërcënimet përmes rrjeteve sociale janë shndërruar në fenomen shqetësues për shoqërinë kosovare dhe se me këtë dukuri organet e hetuesisë dhe Prokuroria e Shtetit duhet të merren seriozisht.

“Nëse kërcënimi shndërrohet si mënyrë e të heshturit të kundërshtarit politikë dhe jo vetëm politikë dhe nuk e kemi reagimin e shpejtë dhe në përputhje me ligjet në fuqi, atëherë demokracia do të bëhet shumë e lëndueshme për faktin se po rrezikohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, e drejtë e shprehjes së lirisë së mendimit, liria e lëvizjes deri te e drejta për jetë”, thuhet në reagim.

KMDLNj kërkon hetime të shpejta në mënyrë që kërcënuesi/t të nxirren para drejtësisë ku do të zbardheshin motivet e kërcënimit ndaj deputetes Eliza Hoxha.

Deri në përfundim të hetimeve, KMDLNj kërkon të mos paragjykohet rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat