Çun Lajçi i lutet Pacollit: Mos iu bashko Ramushit, Fatmirit e Isës, të quanin pro rus e pro serb

Aktuale

Çun Lajçi i lutet Pacollit: Mos iu bashko Ramushit, Fatmirit e Isës, të quanin pro rus e pro serb

Nga: G.B Më: 29 prill 2020 Në ora: 16:11
Çun Lajçi

 Aktori Çun Lajçi i është drejtuar Behgjet Pacollit, derisa ia ka kujtuar se e kishte lutur që t'i bashkëngjitej Ramush Haradinajt, që t'i ketë 61 vota, për çka ai thotë se është gjynahi i tij, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai tani i lutet që të mos i bashkëngjitet Ramushit, Fatmirit e Isës, për të cilët thotë se e shkarkuan nga presidenca.

Ai i ka thënë se ata i thoshin pro rus e pro serb, ashtu siç po i thonë tani Albinit se është anti amerikan.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Behgjet Pacolli

T'kam mik, e pse t'kam mik vetëm unë e di.
Due me t'folë prej zemrës, jo prej frymës që infekton shpirtna,
dhe nga larg dua me ndejt e me t'folë,
sepse e kam me borxh, me la fajin tim per vitin 2017.
T'kujtohet mik, kur n'terasën e hotelit tand t'përqafova e t'luta si vllaun, me iu bashkangjitë Ramushit, që t'i ketë 61 vota.
Ky ishte gjynahi im atëherë!
Tash po mundohna me e la tue t'lutë:
-Mos iu bashkangjit Ramushit Fatmirit e Isës!?
O këta janë rrjepcit që edhe ty t'shkarkuen dikur nga presidenca!
Nëse je i Marecit, ai Behgjeti që vinte i shkyem e i unët n'shkollën Normale, n'kambë, nuk i bashkangjitësh
Rakiqit e Isës,
se kurrë s'çohesh ma n'kambë praj Panit.
Këta thojshin për ty - pro Rus e - pro Serb, sikur tash për Albinin që po i thonë anti amerikan!
Këta kanë nisë me hangër vetvetën, se s'po i len Covidi me rrjepë Kosovën, prandaj s'po zgjidhin shokë as miq, veç qyshë ti gjuhen taxhisë!
Albini asht i duhuni, o Behgjet, n'daç ta shanë Amerika n'daç ta don Rusia
- dhe ju kurrë s'do t'i afroheni as për dije as për atdhedashuri!

Harrojeni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat