Këto janë komunat ku u regjistruan rastet e reja me COVID-19

Aktuale

Këto janë komunat ku u regjistruan rastet e reja me COVID-19

Më: 29 prill 2020 Në ora: 21:14
Ilustrim

Sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, prej tyre me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej 9 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren), Komuna e Malishevës: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Lladrovc),dhe nga një rast vendbanimet Sallagrazhdë-Suharekë dhe Rahovec.

Sot janë shëruar edhe 17 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 249 raste.

Nga data 8 shkurt deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.180 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 799 raste, ndërsa gjithsej 22 raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 29 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.188.596 raste të COVID-19 dhe 225.615 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat