Xhelal Sveçla i ka dhënë leje speciale Aleksandër Jabllanoviqit për të lëvizur në Kosovë?

Aktuale

Xhelal Sveçla i ka dhënë leje speciale Aleksandër Jabllanoviqit për të lëvizur në Kosovë?

Nga: A.M. Më: 29 prill 2020 Në ora: 21:46
Xhelal Sveçla

Adil Behramaj, këshilltari i presidenti të Kosovës, Hashi Thaçi, ka akuzuar ushtruesin e detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla se i ka thënë leje speciale për të lëvizur në tërë territorin e Kosovës Aleksandër Jabllanoviqit.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook, se qytetarët i kanë izoluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kërcënojnë me arrestime, kurse Aleksandër Jabllanoviqit i japin edhe leje speciale për të lëvizur në tërë Kosovën.

Postimi i plotë:

Xhelal Sveçla, si ushtrues detyre i ministrit, dje i paska dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin tonë edhe Aleksandër Jabllanoviqit, ish-ministrit të shkarkuar, i cili nënat që nuk i kishin lejuar pelegrinët serbë të hynin në Gjakovë i kishte quajtur edhe egërsira. Lëvizja Vetëvendosje atëherë e kishte shfrytëzuar këtë deklaratë të poshtër të tij për të organizuar protesta të dhunshme gjithandej Kosovës, duke e djegur në fund edhe objektin e Qeverisë.

Tash qytetarët i kanë izoluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kërcënojnë me arrestime, kurse Aleksandër Jabllanoviqit i japin edhe leje speciale për të lëvizur në tërë Kosovën. Na ka mbetur neve të skuqemi për paturpësinë e tyre!

Image
Dokumenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat