Haradinaj nuk e mohon dëshirën për t’u bërë president

Aktuale

Haradinaj nuk e mohon dëshirën për t’u bërë president

Më: 29 prill 2020 Në ora: 23:39
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë në procesin për formimin e qeverisë së re.

I pyetur nëse emri i tij është i lakmueshëm apo i lakueshëm për postin e presidentit, Haradinaj është përgjigjur shkurt, duke mos e mohuar dëshirën.

“Asnjëherë s’i kam ikë asnjë përgjegjësie, kam desht me tregu se çka qëndron e para. Është herët me folë për këtë teme, nuk e kam nda ndonjë përgjegjësi. Qëllimi i parë do të ishte mundësia që Kosova të marrë driten e gjelbërt për në NATO. Për ne ka shumë rëndësi anëtarësimi në NATO.”, ka thënë ai për Real Story në Shqipëri.

Gjatë ditës, LDK-ja dhe AAK-ja kanë arritur marrëveshjen për koalicion qeverisës, me ç’rast partisë së Haradinajt i janë ndarë 4 ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat