Ky është paralajmërimi i asistentit të Albin Kurtit për Behgjet Pacollin

Aktuale

Ky është paralajmërimi i asistentit të Albin Kurtit për Behgjet Pacollin

Më: 29 prill 2020 Në ora: 23:59
Hashim Thaçi

Arianit Beqiri, asistenti i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, ka paralajmëruar veprime nga qeveria në detyrë në qoftë se Behgjet Pacolli ndodhet brenda territorit të Republikës së Kosovës.

U.d i ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, shprehu sot publikisht dyshimet e tij se presidenti Hashim Thaçi e ka kontrabanduar kreun e AKR-së nga Shqipëria për në Kosovë.

Pacolli nuk e ka thënë ende asnjë fjalë për dyshimet e ngritura nga Sveçla.

Në anën tjetër, Arianit Beqiri, njëri nga njerëzit më të afërt të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar veprime ndaj Pacollit nëse ai tregon se ndodhet brenda territorit të Kosovës.

“Veç edhe Behgjeti le të flet e pastaj flet Xhelali”, ka thënë Beqiri përmes një shkrimi në Facebook.

Ndërkaq, Presidenti Thaçi i ka quajtur shpifje dyshimet e hedhura në publik nga Sveçla.

I pyetur nëse ka qenë Pacolli me të në veturë, Thaçi ka thënë se kjo është shpifje.

“Kjo është një shpifje tjetër ordinere”, tha ai.

Presidenti Thaçi ka njoftuar se ndodhet në shtëpinë e tij në fshatin Çagllavicë të Komunës së Graçanicës.

“Lokacioni im është në shtëpi, nëse do me ardhë Sveçla me këqyrë ku jam le ta merr edhe Albin Kurtin me veti”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat