Këshilltari i Thaçit i reagon përsëri kryeministrit Kurti

Aktuale

Këshilltari i Thaçit i reagon përsëri kryeministrit Kurti

Më: 30 prill 2020 Në ora: 01:06
Adil Behramaj

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Adil Behramaj i ka reaguar edhe njëherë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke i thënë ta marrë Aleksandër Jabllanoviqin dhe të shkojë t'i kërkojë falje nënave gjakovare.

Ky reagim i Behramajt vjen pas një debati të hapur sot mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjithashtu, sot në media është raportuar se u.d i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla i ka dhënë leje speciale për qarkullim në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq – ish-ministër në qeverinë e Isa Mustafës që i kishte quajtur nënat e viktimave të luftës në Kosovë egërsira – gjë për të cilën Vetëvendosje kishte organizuar protesta.

Beharamaj ka thënë se Vetëvendosje është rritur në rrugë dhe do të përfundojë në rrugë, ngase ligji dhe trashëgimia politike e Vetëvendosjes është në rrugë.

Në anën tjetër, debati midis presidentit dhe kryeministrit është hapur për arsye se qeveria e ka akuzuar presidentin Thaçi se e ka futur në Kosovë ileagalisht nga Shqipëria kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin me veturën zyrtare të presidentit.

Ky është postimi i Behramajt: 

Merre të përkëdhelurin tënd, Aleksandër Jabllanoviqin, me njërën dorë Albin. Me dorën tjetër edhe Xhelal Sveçlen. Shkoni tretë bashkë në Gjakovë dhe kërkoni falje nënave gjakovare.

Ai që i ka fyer dhe ju që i keni mashtruar. Merreni për sigurinë tuaj me veti edhe Rashit Qalajn. Për tjetër gjë nuk ke mbetur. Të ka shkuar dita, Albin!

Çfarë mund të debatohet me një superkriminel? Për shkeljen e Kushtetutës së Kosovës dhe shkeljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, a? Për veprat penale që i keni bërë? Kjo është trashëgimia juaj politike.

Ligji juaj është rruga. Aty jeni rritur politikisht dhe aty po përfundoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat