​LDK-ja sot pritet të finalizojë marrëveshjen me Nismën dhe AKR-në

Aktuale

​LDK-ja sot pritet të finalizojë marrëveshjen me Nismën dhe AKR-në

Më: 30 prill 2020 Në ora: 08:02
Avdullah Hoti

LDK-ja ka arritur dje marrëveshje koalicioni me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa sot pritet të finalizojë marrëveshjen me Nismën Socialdemokrate, por edhe minoritetet jo serbe, si dhe AKR-në.

I propozuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka deklaruar se përveç AAK-së kanë arritur marrëveshje bashkëqeverisëse edhe me një pjesë të komuniteteve, përfshirë Listën Serbe.

Derisa ka theksuar se brenda ditës së sotme do të përmbyllin gjitha marrëveshjet me Nismën, AKR-në, dhe një pjesë të komuniteteve.

Hoti pas takimeve të njëpasnjëshme në hapësirat e Kuvendit të Kosovës tha se më parë që i përmbyllin këto marrëveshje do të procedojnë me seancën e jashtëzakonshme për tu votuar kjo qeveri.

Përkundër insistimit, Hoti nuk dha detaje tjera për ndarjen dhe emrat e ministrave nga LDK-ja.

“Ne sot i kemi përmbyllur një pjesë të madhe të bisedave me partnerët tanë të koalicionit. Kemi përmbyllur marrëveshjen me AAK-në dhe një pjesë të madhe të komuniteteve jo shumicë...jam i kënaqur për marrëveshjen që kemi arritur me AAK-në dhe partnerët tjerë të koalicionit. Parimet që e kemi bazu atë marrëveshje është programi qeverisë i LDK-së të cilin ne e kemi prezantuar më herët. Gjithashtu i kemi vendosur kriteret që do të qeverisim së bashku duke siguruar që rendi dhe ligji të jenë mbi të gjitha. Të gjithë ata që do të jenë të përfshirë në kabinet t’i përmbushin kushtet e nevojshme në këtë drejtim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat