​Syla: Largimi i masave të ndodhë në faza, koronavirusi mund të rikthehet në vjeshtë

Aktuale

​Syla: Largimi i masave të ndodhë në faza, koronavirusi mund të rikthehet në vjeshtë

Më: 30 prill 2020 Në ora: 08:10
Skënder Syla

Ish-drejtori i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla ka thënë se pandemia COVID-19 mund të zgjasë deri në vjeshtë.

Po ashtu ai ka thënë se edhe nëse largohet gjatë verës, ky virus mund të rikthehet prapë në vjeshtë.

“Sipas disa parashikimeve të ekspertëve botërorë parashihet se do të ketë edhe valë të tjera, por ne duhet të përqendrohemi në luftën e COVID në këtë kohë. Po mund të pritet valë edhe gjatë vjeshtës, por mund të ketë qarkullim të virusit deri në atë kohë. Shtetet duhet të hapen gradualisht dhe shkallë-shkallë”, tha Syla në TV Dukagjini.

Syla që tashmë është drejtor i OBSh-së në Bullgari, tha se Kosova deri më tani ka menaxhuar mirë me këtë pandemi dhe për këtë ka falënderuar të gjithë sektorin e shëndetësisë, por edhe qytetarët të cilët po tregohen shumë të disiplinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat