​33 pacientë me COVID-19 në Infektivë, një në gjendje kritike

Aktuale

​33 pacientë me COVID-19 në Infektivë, një në gjendje kritike

Më: 30 prill 2020 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 30.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon;

27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore.

Raport i hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste-infektologe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat