Pas AAK-së, edhe Nisma Socialdemokrate nënshkruan koalicionin me LDK-në

Aktuale

Pas AAK-së, edhe Nisma Socialdemokrate nënshkruan koalicionin me LDK-në

Më: 30 prill 2020 Në ora: 12:56

(E plotësuar) - Nisma Socialdemokrate ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në këtë koalicion, partisë së Fatmir Limajt do t’i takojnë dy ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Nismës menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Limajm para gazetarëve tha se vendit i duhet një qeveri legjitime e votuar nga Kuvendi i Kosovës.

Limaj: Do t’i kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin

“Ne sot së bashku me kryetarin e LDK-së dhe të propozuarin për kryeministër, Avdullah Hoti, kemi lidhur marrëveshje të koalicionit...ne do të kemi sipas fuqisë politike dy ministri dhe zëvendëskryeministrin”, tha ai.

Limaj tha se në situatën në të cilët ndodhet vendi, janë të nevojshme institucione legjitime.

Limaj: Vendi ka nevojë për qeveri legjitime

“Vendi në këtë situatë ka nevojë për institucione legjitime të zgjedhur nga Kuvendi. Kosova në situatën që është dhe që e pret ka nevojë për qeveri të mandatuar nga parlamenti”, tha ai.

Me gjithë insistimin, Limaj nuk i bëri të ditura emrat e ministrave që do e përfaqësojnë Nismën në ekzekutiv.

***

Nisma Socialdemokrate ka nënshkruar marrëveshjen bashkëqeverisëse me LDK-në.

Këtë e bëri të ditur lideri i Nismës, Fatmir Limaj pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa

“Ne do të kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin, por primare në këtë qeveri do të jetë menaxhimi i pandemisë dhe pako fiskale”, tha ai.

Mustafa: Nuk janë ministrat që vendosin se kush do të arrestohet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, para takimit me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn ka thënë se me këtë parti ka arritur marrëveshje mbrëmjen e së mërkurës.

Ndërsa tha se edhe me partitë të tjera do të bëjnë të njëjtën gjë.

Mustafa: Shpresoj që tani do të përmbyllet e gjitha

“Sot kemi vetëm të nënshkruajmë se e kemi finalizuar me zotëri Limaj. Me partitë që përfaqësojnë partitë jo shumicë jo serbe. Zotëri Hoti është duke biseduar, besoj kanë përfunduar edhe me ata. Shpresoj që tani do të përmbyllet e gjitha dhe të procedojmë tutje”, tha ai.

Ai tha se po bëhet përpjekje që të arrihet koalicioni edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe minoritetet jo serbe.

Mustafa: Jemi marr vesh edhe me AKR-në

“Sa i përket AKR-së ne jemi marrë vesh që ata të kenë vendin e vet në qeveri. Meqenëse zotëri Pacolli nuk është i qasshëm ne nuk kemi arritur të ulemi. Kemi komunikuar më para me të. Mbetet më vonë që të zgjidhet edhe përfaqësimi, ministrisë që ata e kërkojnë dhe pozitave tjera në qeveri”, tha ai.

Mustafa komentoi shkurt edhe deklaratat e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, përkitazi me presidentin Thaçi dhe deputetin Pacolli, duke thënë se ministrat nuk mund të vendosin se kush do të arrestohet.

Mustafa: Nuk janë ministrat që vendosin se kush do të arrestohet

“Nuk janë ministrat që vendosin se kush do të arrestohet, por janë organet tjera”, tha ai.

 

Mustafa: Kemi finalizuar marrëveshje me Nisma-n, AKR-ja pjesë e Qeverisë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se e kanë finalizuar marrëveshjen me Nismën dhe sot vetëm do ta hedhin nënshkrimin.

“Me Nismën e kemi finalizuar marrëveshjen. Sot vetëm do ta nënshkruajmë”, tha Mustafa.

Tutje, tha se janë pajtuar me AKR-në për koalicion qeverisës.

“Sa i përket AKR jemi pajtuar që jemi në qeveri. Ai është i paqasshëm, por kemi kontaktuar më parë” theksoi ai.

***

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka arritur në Kuvendin e Kosovës për të nënshkruar marrëveshjen bashkëqeverisëse me Nismën Socialdemokrate.

Lideri i LDK-së para se të hynte të takim para gazetarëve tha se dje gjatë mbrëmjes janë pajtuar me liderin socialdemokrat, Fatmir Limaj.

Ai tha se po bëhet përpjekje që të arrihet koalicioni edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe minoritetet jo serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat