Melihate Tërmkolli: Xhelali, vetë vali vetë kadi

Aktuale

Melihate Tërmkolli: Xhelali, vetë vali vetë kadi

Nga: M.H Më: 30 prill 2020 Në ora: 13:54
Melihate Tërmkolli

Melihate Tërmkolli nga LDK, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend.

Tërmkolli përmes një postimi në Facebok i ka reaguar ministrit të Brendshëm në detyre Xhelal Sveçla, duke i thënë që vendimet dhe veprimet e zv, ministrit në detyrë në raport me deputetët e Kuvendit janë përtej skandalozes.

Janë tentime për shtet policor, diktatorial, në emër të pandemisë Coronavirus’19, shkruan më tej Tërmkolli.

Postimi i plotë

Xhelali, vetë vali vetë kadi

Po rrezikohet seriozisht rendi juridik i shtetit dhe demokracisë parlamentare. Përpjekjet dhe veprimet e qeverisë për ta vënë nën kontrollë Kuvendin e Kosovës janë të dyanshme. Në njërën anë qeveria po paralajmëron të mos respektojë vendimet e Kuvendit, të dalë mbi Kuvendin si organ kushtetues që zgjedhë Qeverinë dhe ushtron kontroll parlamentar mbi të. Së dyti qeveria në tentimin për të vënë nën kontrollë deputetët e parlamentit në ushtrimin e funksioneve të tyre po merr kontura të një qeverie policore. Vendimet dhe veprimet e zv, ministrit në detyrë në raport me deputetët e Kuvendit janë përtej skandalozes. Janë tentime për shtet policor, diktatorial, në emër të pandemisë Coronavirus’19. Xhelali bashkë me shefin e tij janë bërë vetë ligji, vetë Kushtetuta, vetë Kuvendi! Duhet të ndalen nga institucionet përkatëse!
#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat