Çun Lajçi ka një kërkesë për Behgjet Pacollin: Bac, ja çka po të pret nëse e voton qeverinë e re

Aktuale

Çun Lajçi ka një kërkesë për Behgjet Pacollin: Bac, ja çka po të pret nëse e voton qeverinë e re

Nga: A.Zh Më: 30 prill 2020 Në ora: 15:53
Çun Lajçi dhe Behgjet Pacolli

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kërkuar nga kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, që të mos e votojë qeverinë e re LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet.

Ai ka thënë se Pacolli duhet të qëndrojë fshehur derisa të votohet qeveria, pasi sipas tij, ai do ta pësojë sikurse kur ishte shkarkuar nga posti i presidentit të Kosovës.

“Bac, këta për votën tande edhe kryeministër t'bajnë, e të t'hjekin mbas nji mujit, si atëherë de!”, ka shkruar Lajçi në një postim në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Bac

Gjithçka po flasin për Ty.

Edhe për Hashimin, por ai e nxorri helmin e tha:Bujrum, këtu m'keni, mund t'vini edhe me ordi, se s'tutem!

E sheh Bac, ka Maxharra e Abdullah Pashë Drena n'ket Kosovë!

Po thonë t'erdhi atje Hashimi, t'muer n'besë si Maxharr Pashën, veç mos me deshtua seanca.

Ti mos u mërzit, sepse e di se ti s'hin n'Kosovë ilegalisht, si unë ne 98 m-tën n'Gjermani! Jo more, ani me Hashimin që t'pat shkarkua nga Presidenti atëherë!

Veç pashë Marecin, bahu kopil, e rri mshefun,deri ta votojnë qeverinë!

Kopi Isën, Ramushin e Hashimin!

Ti s'je tuxharë plancash si ata o Bac!

S'e kanë për Amerikën jo, e kanë për Albinin, se me ia vjedhë votat po munden, por atdhedashuninë e dijën s'po mundin!

I thojsha unë, o mos shit mend o Albin, shtihavu sikur budalla, se Kosovën veç qashtu mundësh me sundu!

E sa për shamjet e kercnimet ne fb, mos u ban merak, se edhe ma m'shajnë gjithëditën!

Bac, këta për votën tande edhe kryeministër t'bajnë, e të t'hjekin mbas nji mujit, si atëherë de!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat