Thaçi mandatoi Hotin për kryeministër, vjen reagimi i këshilltarit të Kurtit

Aktuale

Thaçi mandatoi Hotin për kryeministër, vjen reagimi i këshilltarit të Kurtit

Nga: A.Zh Më: 30 prill 2020 Në ora: 16:53
Elvis Hoxha dhe Albin Kurti

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka mandatuar për kryeministër Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Thaçi ka thënë se ai po vepron për gjithçka sipas Kushtetutës së Kosovës.

Por, me këtë vendim të tij nuk po pajtohet këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Elvis Hoxha, përcjell Bota sot.

Hoxha ka thënë se Thaçi, duke përdorur nenin që nuk i duhet, po ngutet të formojë qeveri jashtë kompetencave për të shkelur Kushtetutën. Ai ka thënë se Thaçi po do ta përmbyll sa më shpejt marrëveshjen me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe ta shkatërrojë LDK-në përmes Isa Mustafës, përcjell Bota sot.

Hoxha e ka quajtur Thaçin, “president PANdemoniak”.

Postimi i Hoxhës në Facebook:

Thaçi njoftoi se po i ngutet në kohë pandemie të bëjë qeveri jashtë kompetencave, të shkelë Kushtetutën duke përdorur nenin që nuk duhet, të vendosë më pak të votuarit në pushtet, të përmbyllë marrëveshje me Vuçiçin sa më shpejt, ta shkatërrojë LDK-në nëpërmjet Isës.

Të gjitha në kohë pandemie.

Ky është president PANdemoniak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat