Këshilltari i liderit te AKR’së: Z.Pacolli nga Aeroporti shkon në Hajvali

Aktuale

Këshilltari i liderit te AKR’së: Z.Pacolli nga Aeroporti shkon në Hajvali

Më: 30 prill 2020 Në ora: 18:28
Këshilltari i liderit te AKR’së: Z.Pacolli nga Aeroporti shkon në Hajvali

Behgjet Pacolli nga Aeroporti do të shkojë në shtëpinë e tij në Hajvali, thotë këshilltari i kreut të AKR’së, Naim Murseli.

Këshilltari i Pacollit thotë se ai nuk do të hyjë në karantinën e Qendrës së Studentëve, sic parashihet me vendim të Qeverisë, që të ardhurit nga jashtë të izolohen për dy javë aty. Sipas Murselit, deputeti do të kontrollohet në aeroport, e më pas do të shkojë në shtëpi.

“Në këto momente, z. Pacolli do të udhëtojë për në Prishtinë. Kërkesa është aprovuar, dhe nisja po bëhet nga Tirana, ku edhe ishte duke qëndruar këto ditë. Më të arritur në aeroport ai do ti nënshtrohet kontrollës rutinorë mjekësore, për të vazhduar pastaj në rezidencën e tij në Hajvali”, ka shkruar ai në Facebook.

Deputeti Behgjet Pacolli, pritet që pas pak të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku për momentin po qëndrojnë ekipe mjekësore e policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat