Haxhiu për seancën e së shtunës: Këta deputetë nuk guxojnë të bëjnë diçka të tillë

Aktuale

Haxhiu për seancën e së shtunës: Këta deputetë nuk guxojnë të bëjnë diçka të tillë

Më: 30 prill 2020 Në ora: 21:39
Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka thënë se presin që Gjykata Kushtetuese të marrë masa të parakohshme për vendimin e presidentit Hashim Thaçi rreth mandatarit.

‘’Presim që Kushtetuesja të marrë masa të parakohshme para asaj seance. Këta deputetë nuk guxojnë të bëjnë dicka të tillë. Këta deputetë nuk kanë të drejtë të bëjnë diçka të tillë’’, ka thënë ajo.

Edhe Rexhep Selimi i VV’së në këtë emision ka thënë se  pret që seanca të mos mbahet të shtunën

Presidenti Thaçi sot e dekretoi Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër nga LDK. Kjo parti paralajmëroi seancë për të shtunën që të votohet Qeveria e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat