Haxhiu: Pas deklaratës së mbrëmshme, Thaçin është dashur ta thërras prokurori për intervistim

Aktuale

Haxhiu: Pas deklaratës së mbrëmshme, Thaçin është dashur ta thërras prokurori për intervistim

Më: 30 prill 2020 Në ora: 22:18
Albulena Haxhiu

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministria në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se kryeprokurori është dashur ta thërras presidentin Hashim Thaçi pas deklaratës së mbrëmshme.

Thaçi mbrëmë e quajti Lëvizjen Vetëvendosje ndërmarrje kriminale, ndërkaq Haxhiu tha se prokurori do të duhej ta pyeste presidentin për arsyet e kësaj deklarate.

“Unë mendoj që në momentin kur e ka përfundu atë deklaratë, është dashtë me u thirrë nga kryeprokurori, gjegjësisht prokurori i shtetit edhe me e pyet pse, si ndërmarrje kriminale?”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se “Prokuroria po merret kur po kërënohet presidenti”.

Haxhiu tha se në Kosovë shteti është ende i kapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat