A do të jep dorëheqje nesër Vjosa Osmani?

Aktuale

A do të jep dorëheqje nesër Vjosa Osmani?

Më: 30 prill 2020 Në ora: 22:25
Vjosa Osmani

Vendit iu deshën katër muaj për t’u bërë me institucione, derisa për herë të parë besimin e popullit e mori Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin.

Pas një sërë takimesh, mospajtimesh në ndarje të pushtetit, Kurti dhe Isa Mustafa nga LDK arritën një marrëveshje që u quajt “Koalicioni i Shpresës”.

Por, as 50 ditë të plota, madje në mes të pandemisë COVID19, ky koalicion u thye, që rezultoi me një mocion mobesimi nga ana e LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti, i cili u mbështet nga opozita.

Por, dikush doli kundër kësaj seance, ishte pikërisht kandidatja për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani, njëherit kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

E njëjta refuzoi më pas edhe të merr pjesë në mbledhjet e Këshillit të LDK-së, por edhe u distancua nga çdo deklaratë e partisë së saj, madje pati edhe konflikte verbale me zëra të fuqishëm nga partia e saj.

Në anën tjetër, vet Kurti në një intervistë nuk e mohoi bashkëpunimin e tij me Osmanin.

E kjo e fundit nesër thirri një konferencë për medie. Kjo thirrje e saj vjen menjëhërë pasi që presidenti Hashim Thaçi, i ka dhënë sot mandatin Avdullah Hotit që të formojë qeverinë e re.

Ndonëse Zyra e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka dhënë detaje se për çfarë ka thirrur Osmani këtë konferencë, duke marrë parasysh deklaratat dhe veprimet e saj, vjen edhe dyshimi nëse e njëjta nesër në orën 12:00 do të tërhiqet nga posti që mbanë.

Ajo do t’i adresohet qytetarëve nga Oborri i Kuvendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat